Kronike

Nusja helmoi vjehrrën, nuk lë bashkëshortin të takojë vajzën e tyre

By vizional

September 16, 2018

Tronditi mbarë opinionin publik në fillim të këtij viti vrasja e Lirije Lamit nga nusja e saj, Marjana Cmeta e cila e helmoi me lëng portokalli e më pas e mbyti me duar. Krimi u zbulua nga një video e regjistruar nga hoxha Hysen Shehu, ku nusja ishte rrëfyer. Prej disa muajsh Marjana ndodhet në burgun e grave “Ali Demi” në Tiranë. Atje ajo kujdeset edhe për vajzën që tashmë ka bërë 1 vjeç të cilën e mbajnë prindërit e Marjanës. Kujtojmë se arjana kur kreu krimin ishte shtatzënë. Në një intervistë për “tiranapost.al”, djali i të ndjerës Lirije, Oltion Lami rrëfen se nuk ka mundur ta takojë të bijën dhe pasi të përfundojë gjyqi do kërkojë kujdestarinë. Ai u shpreh se vajzën e dërgojnë në burg çdo ditë, e aty rri me të ëmën. “Nuk e njoh Olian akoma,” – tha Oltion Lami, – “Kam shumë mall për të, dua ta takoj.” Lami tregoi se vajza ka mbushur 1 vjeç në datën 26 gusht, por ai ende nuk i ka dëgjuar belbëzimet e para. “I kam bërë përpjekjet e mia për ta takuar. Një ditë, mora guximin t’u dilja para e ta shihja vajzën. Shkova një orë përpara te dera e burgut në Ali Dem. Doja vetëm ta përqafoja dhe do ikja. Nuk i pashë,” është shprehur Oltion Lami.