Nusja e tradhtonte, u arratis me shokun e djalit/ Gjyshja tregon dramën:...

Nusja e tradhtonte, u arratis me shokun e djalit/ Gjyshja tregon dramën: Dy vajzat 4 dhe 5 vjeç kanë mbetur pa bukë!

491
0

Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” të autores Evis Ahmeti në News 24 u trajtua një histori sa e dhimbshme aq edhe reale. Një gjyshe e cila thërret me zërin e shpirtit për dy mbesat e saj 5 dhe 4 vjeç, të cilat u braktisën dy vite më parë nga nëna e tyre. Vera tregon se jeta për mbesat ka qenë e dhimbshme pasi u braktisën dhe u dhunuan nga nëna e tyre në mënyrën më të keqe.

Gjyshja tregon se nusja u largua me një mashkull tjetër që ishte edhe shoku i djalit, por që sot e kësaj dite nuk dihet se ku ndodhet dhe ku jeton.

 

“Unë jam gjyshe e dy mbesave, njëra 5 vjeç e ndërsa tjetra 4 vjeç. I kam të djalit. Djali im ishte i martuar prej 6 vitesh, ai u martua me një femër të moshës 19 vjeçe të cilën e njohu vet. Unë punoja në një resorant sepse bashkëshorti im është invalid. Nusja në marrëdhënie me djalin shkonte mirë me djalin, por problemi erdhi momenti që ajo do martonte motrën. Por nëna e nuses nuk e donte kurrë djalin tim pra dhëndrin e saj sepse këta të dy u martuan me dashuri dhe ata nuk e pranuan kurrë në shtëpi. Nusja donte të shkonte te dasma e motrës por djali im nuk deshi ta linte të shkonte sepse i tha që ata nuk më pranojnë mua dhe ti nuk do shkosh. Kur unë u ktheva nga puna punoja pjatalarëse, e gjeta nusen të ikur nga shtëpia dhe djalin e kishte lënë në gjumë. Kur unë mbërrita në shtëpi u ngrit edhe djali nga gjumi e kërkuam nëpër lagje edhe te gjyshja e djalit se atje shkonte shpesh.

 

Djali nuk abuzonte vetëm punonte dhe e mbante mirë. Nusja mori vajzën e vogël atë ditë dhe u largua te prindërit e saj. Prindërit dolën në lagje dhe bërtisnin me të madhe duke më ofenduar mua me të madhe, pastaj mamaja e saj erdhi te banesa dhe e plasi te shkallët, fëmija dy vjeç u mbulua në gjak. Ne bashkë me djalin dhe vajzën shkuam në polici denoncuam nusen e cila braktisi fëmijët. Pastaj mora fëmijët dhe fillova ta mjekoja dhe të kujdesem për ta. Mirëpo pas një viti ata u larguan familjarisht në Kosovë dhe kjo punon si balerinë. Kam tentuar ta marrë në telefon dhe ti kërkoj që të takohemi me të pa praninë e djalit si nënë. Erdhi e takova dhe fëmijët filluan të qajnë me të madhe. Asaj po i binte telefoni çdo minutë dhe u çua dhe tha që po iki se do shkoj te motra. Fëmijët ju ngjitën për trupi dhe kjo i largoi nga vetja dhe u largua. Ajo erdhi me një veshje skandal. Fëmijët i la aty, ata filluan të qanin dhe unë i thashë t’i merrte dy ditë.

 

I solli pas dy ditësh por fëmijët janë tmerruar se kjo kryente marrëdhënie seksuale me meshkuj të tjerë. Djali u tmerrua dhe tha që mos ja jep më asaj sepse janë vajza dhe ato marrin rrugë të keqe. Një ditë një femër aty te pallati ndaloi djalin dhe i tha që gruaja jote po më shkatërron shtëpinë, djali u ndie shumë keq se e kapi në sy të shokëve. Por unë ngela pas djalit sepse kisha hall se ai bënte ndonjë veprim sepse mashkulli që shkonte kjo ishte shoku i djalit. Mirëpo ky shoku që u bashkua me nusen filloi ta shante dhe ta ofendonte edhe per motren dhe cfare nuk thoshte, nje moment djali e kapi dhe e goditi me grushta por ai e denoncoi dhe djali eshte ende me proces gjyqesor. Ai nuk u bashkua me ate sepse ajo iku ne Kosove. Familja e djalit u shkatërrua dhe femijet me ngelen mua. Ata femije jane pa buke pa shtëpi, katastrofë. Kerkoj ndihme nga shteti sepse nuk kam mundesi qe t’i ushqej apo vesh”,- tha gjyshja.