“Nuk ua zëvendësoj dot nënën, por jam një shoqje e mirë”, Rudina...

“Nuk ua zëvendësoj dot nënën, por jam një shoqje e mirë”, Rudina Dembacaj sapo na prezantoi me fëmijët e Mark Frrokut

506
0

Për Rudina Dembacaj është folur shumë gjatë 2019-s, madje nuk e ekzagjerojmë aspak nëse themi se divorci i saj me Aleksin ka qenë kryefjala e shtypit rozë për disa javë me radhë, dhe mesa duket lajmet për të nuk mungojnë as këtë vit. Lexoni gjithashtu

 

Rudina Dembacaj nuk e fsheh më, prezanton njeriun që i ka rrëmbyer zemrën

Rudina Dembacaj dhe Aleksi shfaqen në krahë të njëri-tjetrit, çfarë i bëri bashkë ish-çiftin e njohur

Nuk lanë pa fjalë pa thënë për martesën e saj, reagon Rudina Dembacaj

Megjithatë në ndryshim nga shumë personazhe të njohura të showbiz-it, të cilët përpiqen me çdo kusht që të mos flasin për divorcin apo ndonjë njohje të re në jetën e tyre, Rudina jo vetëm që s’e bën diçka të tillë, por para ca ditësh dha një intervistë tek adashja e saj Rudina Magjistari, ku foli për lidhjen me ish-deputetin Mark Frroku.

 

“Njoha një person të mrekullueshëm për mua, ne ndihemi aq mirë për njëri-tjetrin sa që s’kam pse ta fsheh këtë gjë. Nuk është vështirë të njihen dy veriorë. Njiheshim prej kohësh. Marku ka kaluar një periudhë të vështirë në jetë, ka humbur bashkëshorten. Ndodhi që u dashuruam dhe s’kishim pse ta fshihnim.

 

Ne tashmë jemi një familje, fëmijët e Markut kanë humbur gjënë më të shtrenjtë, kanë humbur nënën. Unë nuk e di nëse do ia dal të jem ndonjëherë afër nënës, por jam një shoqe e mirë. Nuk është e lehtë të arrish dhe të kthesh buzëqeshjen në shtëpi, deri tani ia kam arritur mirë. Jam shumë krenare që sa herë u drejtohem fëmijëve të Markut, mendoj si duhet t’i drejtohet dikush fëmijës tim.’’- u shpreh ajo para mijëra teleshikuesve.

 

 

 

Dhe parë nga fotot e fundit në Instagram-in e Rudinës, duket se ajo është miqësuar shumë me fëmijët e partnerit të ri. Rudina dhe vajza e  Erta duken si dy shoqe, por edhe vajza e Dembacaj shfaqet mjaft miqësore me “motrën” e saj të madhe. Ndërkohë në një foto tjetër Rudina shfaqet buzagaz me Markun dhe dy fëmijët e tij.