“Nuk takon dot gruan e tij”, Presidenca i përgjigjet Hajdarit

“Nuk takon dot gruan e tij”, Presidenca i përgjigjet Hajdarit

420
0

Rudina Hajdari e cilësoi të turpshme faktin që Presidenti i Republikës Ilir Meta ka takuar nënkryetarin e LSI-së Petrit Vasili. Në një postim në “Twitter”, Hajdari shkroi sot, ditë e cila është heshtje zgjedhore se: ” Presidenti jonë takohet me nënkryetarin e LSI-së dhe ish nënpunësin e tij se nuk takon dot gruan e tij si kryetare e LSI-së, ndërkohë nuk ka bërë asnjë tentativë për tu takuar me asnjë deputet të opozitës brenda Kuvendit të Shqipërisë dhe pretendon se është i paanshëm”. Për këtë ka reaguar edhe zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi, i cili shprehet se është i zhgënjyer me deputeten e Kuvendit, Rudina Hajdarin, pasi sipas tij, deputetja nuk po respekton atë që ai e quan si “heshtje zgjedhore”.

 

I zhgënjyer shumë që Rudina nuk po e respekton “heshtjen zgjedhore” të partisë së saj të re që shkon nesër në votime.Megjithatë e mirëkuptojmë për shpërdorimin që i bën mbiemrit Hajdari, të paktën derisa t’i kalojë mami vettingun.”-shkruan ai.