“Nuk shpëtoni”, merret peng e digjet autobusi me nxënës në Itali

“Nuk shpëtoni”, merret peng e digjet autobusi me nxënës në Itali

760
0

Një 47-vjeçar me origjinë senegaleze, i identifikuar si Ousseynou Sy është arrestuar nga policia e Milanos pasi ka marrë peng një autobus me nxënës dhe më pas e ka djegur. Ngjarja ka ndodhur në San Donato, në afërsi të Milanos. Burri me dokumente italiane që prej vitit 2004 rezulton të jetë një person me precedentë penalë, për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe dhunë seksuale. Ai ka marrë peng sot autobusin me studentë, ndërsa mediat italiane raportojnë se i ka kërcënuar studentët me jetë: “Dua t’i jap fund, vdekjet në Mesdhe duhet të ndalen”. “Nuk shpëtoni të gjallë”. Policia ka mundur të ndërhyjë në kohë, ndërsa asnjë prej studentëve nuk është plagosur.