Nuk shkuan në studio për të zhvilluar intervistën, çifti i njohur karantinohet...

Nuk shkuan në studio për të zhvilluar intervistën, çifti i njohur karantinohet në shtëpi në pritje të përgjigjes së tamponit

336
0

Ditën e djeshme, të ftuarit në emisionin “Rudina”, nuk ishin prezentë në studio, sepse dyshojnë se janë prekur nga Covid-19.

Intervista me Mihrije Brahan dhe Naim Abazin u zhvillua nëpërmjet lidhjes me “Skype”.

Dyshja është karantinuar në shtëpi, duke pritur rezultatin e tamponit, për shkak të disa simptomave që Naimi ka shfaqur.

 

Rudina Magjistari: Më vjen keq që nuk erdhët në studio, çfarë ka ndodhur?

 

Naim Abazi: Ju e dini që unë jam doktor dhe vura re disa shenja dhe u frikësova se mos kam Covid dhe akoma nuk e di saktë.

 

Rudina Magjistari: E ke bërë tamponin?

 

Naim Abazi: E kam bërë dhe pres rezultatin.

 

Rudina Magjistari: Cilat janë simptomat e para Naim, çfarë po ndjen?

 

Naim Abazi: Unë kisha një kollitje të lehtë, e cila tani ka ndaluar. Por, tani është periudhë Covidi dhe duhet të jemi të kujdesshëm. E patëm frikën se nëse na i japin rezultatin qoftë edhe në momentet që jemi tek ju, nuk do ishte mirë. Me shumë dëshirë do vinim sot në tiranë.

 

Mihrije Braha: Na ka marrë malli.

 

Rudina Magjistari: Mihrije, ti ke qenë mirë? Ke pasur ndonjë simptomë?

 

Mihrije Braha: Mendoj që edhe unë kam disa simptoma si Naimi, por nuk e kam bërë tamponin akoma. Shohim e bëjmë. Po presim një herë përgjigjen e Naimit.