Aktualitet

Nuk realizoi dot ëndrrën në Shqipëri, studenti nuk heq dorë nga mjekësia dhe shkëlqen në Rusi

By vizionc

January 14, 2020

 

I ftuar në rubrikën “Ti mundesh” në emisionin “ThumbOn” në RTV Ora, ka qenë i ftuar një djali 21 vjeçar nga Gramshi Kristel Taragjini.

 

Ai ka folur për pasionin e madh që ka pasur për degën e mjekësisë që kur ishte i vogël dhe se u mundua që 12 vite në shkollë të punonte fort, të arrinte rezultate të shkëlqyera dhe të  fitonte shkollën e mjekësisë. Gjatë gjimnazit ai ka marrë pjesë edhe në olimpiada të ndryshme ku kishte dale me rezultate të kënaqshme. Me një mesatare prej 9,93 ai nuk arriti të fitojë këtë degë ndërkohë që shumë shokë e shoqe të tij me një mesatare më të ulët dhe me nota më të ulta se ai, janë studentë të mjekësisë.

 

“Zhgënjimi ishte shumë edhe më i lartë kur unë një nxënës me mesatare 9.93 nuk munda të kapja mjekësinë dhe një nxënës që mori shtata dhe teta në provimi arriti të futej. Kështu vendosa të ndjek degën e farmacisë edhe pse nuk ndihesha aspak i lumtur”, shprehet Kristeli.

 

Pas aplikimeve të shumta si brenda dhe jashtë vendit për të fituar një bursë dhe për të realizuar ëndrrën e tij, ai arriti të pranoheshe nga një Universitet në Rusi për degën e mjekësisë.

 

“Unë u pranova në degën e mjekësisë në një nga universitetet më të mira në Rusi. Isha i rilindur sepse do bëja atë që unë doja”, shprehet 21-vjeçari.

 

Djali nga Gramshi tregon se e shkuara në Rusi ka qenë një sfidë me vete dhe fillimet e tij aty nuk i ka pasur shumë të lehta. Ai u përball me njerëz që nuk flisnin gjuhën e tij, nuk arrinte të kuptoheshe mjaft mirë sepse nuk fliste askush anglisht. Por, pas një përpjekje të madhe dhe një studimi intesiv ai arriti të përvetësonte mirë gjuhën dhe të studionte mjekësinë në rusisht, madje ai doli si një nga studentët më të mirë të vitit.

 

“Pata një periudhë të vogël depresioni, nuk dija se si do ja dilja, se si do studioja unë në rusisht mjekësinë. Por falë punës dhe ditëve e netëve pa gjumë arrita të studioja rusishten në nivelin e kërkuar në universitet dhe së bashku me një vajzë nga Shqipëria ne dolëm me të mirë të vitit”.

 

Edhe pse nuk u pranua në Fakultetin e Mjekësisë, Kristeli ka dëshirën e madhe që një ditë të vijë në Shqipëri dhe të ndaje eksperiencën që ka fituar në Rusi.

 

“Shpresoj që një ditë eksperiencën që kam fitua atje ta sjell këtu një ditë”, shprehet Kristeli.