Nuk pyet më për llafet/ Saimiri vendos kë do marrë për nuse

Nuk pyet më për llafet/ Saimiri vendos kë do marrë për nuse

400
0

Nata e 11-të e spektaklit Love Story në TV Klan, ka nisur mes emocionesh dhe takimesh romantike, teksa e zgjedhura e Saimirit këtë herë ka qenë Xhesi.

Ata janë takuar në Pogradec dhe më pas në Korçë, ku janë argëtuar me njëri-tjetrin mes borës dhe bukurive të natyrës. Veç të tjerash ata kanë darkuar bashkë, ku kanë folur edhe për mënyrën se si ata e mendojnë dasmën e tyre.

 

Saimiri: Për mua ka edhe diçka rëndësi në këtë program, që edhe me vajzat që unë ndoshta nuk do krijoj diçka, nuk dua t’i lëndoj apo t’i lë me një iluzion të gabuar që unë nuk e kam. Dashuria duhet të jetë nga të dyja anët, nëse është vetëm nga njëra anë, është shumë e vështirë që të funksionojë.

 

Xhesi: Nuk bëhet gjë me zor, ose lind ose jo! Saimiri: Çfarë duhet të ketë një djalë që ti të thuash që ky është djali i duhur?

 

Xhesi: Nuk kam një formulë sepse ndonjëherë jeta na surprizon dhe na jep edhe njerëz që mbase nuk i kishim menduar, por gjërat kryesore që unë dua, është që të jetë një njeri i ngrohtë, ta dojë pjesën e familjes, e cila është gjëja e parë që më ka bërë përshtypje tek ti. Nuk kërkoj një njeri perfekt, nuk kam shumë kërkesa specifike.

 

Saimiri: Një vajzë nëse nuk di çfarë kërkon nga jeta ose nuk di ku është në jetë, është shumë e vështirë të konceptosh gjithçka me të. Unë e kam thënë që një vajzë si Xhesi e shoh si partnere, me aftësitë që ka, me mendimet që ka.

 

Xhesi: Ti si e mendon dasmën tënde ideale? Shkova larg, mos u tremb! Mos më ik!

 

Saimiri: Dasma ideale?! Jo nuk trembem! Ne jemi familje shumë e madhe dhe e mendoj shumë tradicionale, me muzikë live, një rrëmujë shumë e madhe me nja dy mijë veta.

 

Xhesi: Mua më streson ideja me shumë njerëz, sepse më duket sikur pak je në atë presionin tënd…

 

Saimiri: Jo jo është diçka që ti e bën me qejf sepse ke njerëzit e zemrës përqark, kështu që mendoj që s’ka gjë më të bukur.

 

Xhesi: Kurse unë e mendoj si një gjë intime, mundësisht një ceremoni të vogël në një vend të hapur në natyrë. Saimiri: Sa kohë ke që jeton vetëm? Xhesi: Unë kam rreth katër vite në Tiranë, kam ardhur për studimet master, më pas u punësova dhe ndërtova jetën këtu pastaj. Saimiri: Xhesi meqë ti ke pasur ditëlindjen, unë kam menduar një surprizë të vogël.