Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentit, Elisa Spiropali, i është drejtuar sërish presidentit Ilir Meta, përmes një postimi në Tëitter.
‘Poshtë Soreca, Borchardt, Palmer, Juncker, Glover, Mogherini, Lajcak, Hahn, Moavero e kush të jetë me ta, mbi ta, pas tyre megjithë Soros e sorrollop, i tërë soji i armiqve të shqiptarit Baba Xhike, me dy krena e me qafore, që hedh bomba mbi çdo llaxore dhe mahnit çdo fallxhore” shkruan Spiropali.
Disa orë më parë Ministrja ju drejtua me një status tjetër presidentit ku i drejtohej me ‘Baba Xhike’ dhe e akuzonte se donte ‘të vriste’ reformën në drejtësi.