Histori njerëzore

“Nuk mundem dot më” thirrja dëshpëruese e 9 vjeçarit që po emocionon gjithë botën

By vizionc

October 03, 2019

 

‘’Dua të vdes, nuk mundem më kështu. Jeta ime është kthyer në një ferr të vërtetë, askush nuk më do pranë”.  Kush nuk do të ndihej keq pasi të lexonte këto fjalë, aq më tepër nga goja e një fëmije, jeta e të cilit ka ndryshuar që kur mjekët a diagnostikuan me psoriazis (një sëmundje  autoimune që manifestohet me shfaqjen e disa pllakave të skuqura me luspa në lëkurën e bërrylave, gjunjëve, pëllëmbët e duarve, organet gjenitale etj).  Kjo thirrje e dëshpëruar dhe e pashpresë e Vadym Demedyuk jo vetëm ka prekur stafin mjekësor që kujdeset për të, por me mijëra prindër që janë njohur me historinë e tij. Nëntëvjeçari vuan nga një prej formave më agresive të kësaj sëmundjeje,  të cilën as dermatologët nuk po arrijnë dot ta shërojnë.

‘’Kemi provuar me qindra kremra dhe mjekime, por asgjë nuk ka funksionuar.  Shpeshherë ai nuk arrin dot as të shkojë vetë në banjë nga dhimbjet e shumta dhe gjakosja. Nuk kemi dashur ta përjashtojmë nga jeta sociale, shkolla dhe aktivitetet që bëjnë fëmijët e moshës së tij, por e ka të pamundur.”-shprehet mamaja e tij Natalia Pilat.

Vadym u diagnostikua me psoriazis kur ishte akoma foshnjë, por vetëm në moshën dyvjeçare shfaqi sëmundja u shfaq në trajtën e saj më agresive. Fillimisht prindërit e kanë kuruar në fshatin e tyre të lindjes e më pas në kryeqytet, Kiev, ku mjekët janë shprehur se nuk arrijë dot ta shërojnë.

‘’E shikoj çdo ditë teksa rënkon nga dhimbja dhe vuaj dyfish më shumë pasi nuk jam e aftë ta ndihmoj. Prej disa javësh ka pësuar një rënie drastike në peshë, gati 6 kg të humbura brenda dy muajsh, pasi tashmë refuzon edhe të ushqehet. Dëshiron vetëm të mbyllë sytë e të mos ndjejë më dhimbje. Më ka thënë se do të vdesë pasi nuk mundet më. Jam e shokuar, kam frikë për të ardhmen e tij.”-vijon rrëfimin mamaja. Pasi mjekët ukrainas nuk arritën dot të shëronin djalin e saj, ajo i është drejtuar një klinike dermatologjike izraelite.