“Nuk mund të rrezikoj të …’- Manjola Nallbani tërhiqet nga Festivali i...

“Nuk mund të rrezikoj të …’- Manjola Nallbani tërhiqet nga Festivali i RTSH-së, zbuloni arsyen që e detyroi këngëtaren të marrë këtë vendim

297
0

Këngëtarja e njohur, Manjola Nallbani është tërhequr nga Festivali i Këngës për shkak të problemeve shëndetësore. Manjola Nallbani, e cila vetëm pak kohë më parë fitoi betejën me COVID-19, tha se gjatë kësaj periudhe nuk ka bërë prova për në Festival. Ndërsa shtoi se arsyeja kryesore e tërheqjes nga gara është arsyeja fakti që Festivali i Këngës do mbahet në ambient të hapur dhe kjo mund t’i rrezikojë shëndetin. “Unë jam tërhequr nga Festivali, sepse gjatë kohës që bëheshin prova dhe përgatitje nga konkurrentët e tjerë, unë kam qenë me Covid. Përveç kësaj, sepse tani jam më mirë, por kryesorja e tërheqjes nga gara është që Festivali do të mbahet jashtë në shesh dhe unë nuk mund të rrezikoj shëndetin përsëri në një kohë që jam duke u rikuperuar dhe duhet të kem kujdes,”– është shprehur këngëtarja.

Manjola Nallbani do të përfaqësohej në festival e këngën “Ora e jetës”.

Por kjo këngë u fshi nga kanali i Radio Televizionit Shqiptar në YouTube, pas tërheqjes së saj nga gara.

Ndërkohë mbrëmjen e së hënës është shënuar nata e parë e Festivalit të 59-të të Këngës në RTSH, ku do marrin pjesë 25 këngëtarë.

Pak ditë më parë, këngëtarja Manjola Nallbani tregoi se po kalon një periudhë të vështirë teksa njoftoi ndarjen nga jeta të xhaxhit të saj, që e konsideronte ‘baba të dytë’.

“Une nuk kam fjale ta shpreh dhimbjen e ikjes tende! Dhe pse kishe shpirtin plot se kishe djalin, gruan, vajzat e niperit, vellain e motrat,mua me thoje … nuk te kam mbese te kam goce dhe une te kisha ne vend te babit! Une humba me ty jo xhaxhain po njeriun e mencur, shpirt madh si rralle kush e mikun qe nuk do ma zevendesoje askush! Qofsh i parajses zemra jone! Dua te te kujtojme keshtu🙏🏻”– shkroi ajo, duke shprehur dhimbjen për largimin e xhaxhait nga jeta.