“Nuk mund të mblidhemi por duhet ta bëjmë për të vazhduar jetën”;...

“Nuk mund të mblidhemi por duhet ta bëjmë për të vazhduar jetën”; Mbretëresha Elisabeth jep fjalimin e çdo viti por pak më ndryshe këtë Krishtlindje

313
0

Ashtu si çdo vit mbretëresha Elisabeth ka bërë fjalimin e saj. Edhe pse 94 vjeç ajo nuk harron asnjë traditë që nga dita e parë që u bë mbretëreshë.

Këtë herë fjalimi është fokusuar në rëndësinë e shëndetit dhe të familjes pasi po kalojmë një kohë të vështirë. Por si gjithnjë me takt mbretëresha nuk përmendi në asnjë moment fjalën pandemic apo COvid-19 në mënyrë të tillë që mesazhi të ishte shpres dhënës!

“Në Mbretërinë e Bashkuar dhe në të gjithë botën, njerëzit janë ngritur në mënyrë madhështore ndaj sfidave të vitit, dhe unë jam aq krenare dhe e prekur nga ky shpirt i paepur. Sigurisht që për shumë njerëz, kjo kohë e vitit është e trishtë, disa vajtojnë për humbjen e njerëzve më të dashur dhe të tjerët që duhet të ruajnë distancën me miqtë e familjarët për të mos rrezikuar, kur në të vërtetë ata do donin që këto Krishtlindje të festoheshin të bashkuar.”