Nuk mund ta fshihnin më, Almeda dhe Tolga së shpejti do të...

Nuk mund ta fshihnin më, Almeda dhe Tolga së shpejti do të bekohen me një beben numër 2

319
0

Miss-i shqiptar Almeda Abazi ka dhënë një lajm të bukur për publikun sot, duke bërë me dije se ajo dhe partneri i saj, Tolgahan Sayisman, do të bëhen prindër për herë të dytë.

Me anë të një postimi në Instagram, Almeda ka zbuluar se është në pritje të ëmbël, teksa duket shumë e lumtur së bashku me aktorin turk. Bashkangjitur me fotot e bukura që ka postuar, ku i duket edhe barku i rrumbullakosur, ajo shkruan  “Bebi numër dy është rrugës. Mezi po presim të të takojmë i vogli ynë”