Kronike

“Nuk më lajmëruan personalisht”, shtyhet seanca ndaj Saimir Tahirit, Haxhia: Kërkojmë pafajësi

By vizional

May 28, 2020

Seanca ndaj ish-ministrit, Saimir Tahir dhe ish-drejtuesit të Policisë së Vlorës Ajeld Çela është shtyrë për shkak se nuk është njoftuar personalisht Tahiri, duke kaluar në shqyrtim në një datë tjetër. Vendimi i ditës së djeshme për hapjen e proceseve gjyqësore ka bërë që në sallën e gjyqit të mos lejohen mediat dhe publik, çfarë është shqetësuese dhe hermetike për atë çfarë ndodh brenda dyerve.

Avokati  i Saimir Tahirit, Maks Hazhi tha për gazetarët se klienti i tij që prej nisjes së procesit ka kërkuar pafajësi ndërsa nuk preferon të komentojë gjërat teknikë që sipas tij justifikojnë kërkesën e tij.

“Nuk kanë shkaqe ligjore që të largohen. Jemi konsistent në qëndrimin tonë, ne kërkojmë pafajësi, nuk duam të hyjmë në procedurë. Saimir Tahiri që nga momenti i parë që është vënë përballë vendimit të akuzës dhe deri në kalimin e çështjes në ap[el ka kërkuar pandërprerë pafajësi”, tha Haxhia