“Nuk më kanë denoncuar shokët, por…”/ Shkrimtari i njohur Visar Zhiti tregon...

“Nuk më kanë denoncuar shokët, por…”/ Shkrimtari i njohur Visar Zhiti tregon si zgjidheshin poetët që dënonte diktatura: Vazhdon ende revanshi kundër “poezisë së burgjeve”

350
0

Shkrimtari dhe poeti i njohur Visar Zhiti ka treguar sesi zgjidheshin poetët që dënonte diktatura. Në një letër përgjigje për dy bashkëqytetarët e tij, ai thotë se nuk është dënuar nga shokët, por u dënua për poezitë që ai bënte nga shokët e partisë-shtet të diktaturës komuniste.

Sipas tij, vazhdon ende revanshi kundër “poezisë së burgjeve”, por në mënyrë të ndryshme.

“Poezia ishte dënimi im dhe mbrojtja ime, qëndresa ime dhe hakmarrja ime. Dhe vazhdon ende revanshi kundër “poezisë së burgjeve” me shumë mënyra, harresë, dredhi, shtrembërime të të vërtetave, duke lartësuar vetet e dikurshme kot, me tekste e media, etj, etj. Por ne vazhduam të bëjmë poezinë e lirisë. Rendesi ka jeta ne poezi”, shprehet Zhiti.

 

SI ZGJIDHESHIN POETËT QË DENONTE DIKTATURA?

 

– Nje leter pergjigje

 

për dy bashkeqytetare

 

nga Visar Zhiti –

 

Përshendetje, shokë të mij,

 

I dashur Jozef,

 

I dashur Shpendi,

 

Me vjen mirë që kujtoni poetët e përndjekur nga regjimi, ata që u martirizuan dhe na lanë poezinë si amanet. Ne jemi ajo që kujtojmë, – thoshte poeti italian Mario Luzi, ndër më të medhenjtë e shekullit XX, dhe vërtet ishte e rrezikshme të ishe poet ne diktaturë, – siç shkruani qe në krye të ketij shkrimi, – por jo për kedo, ishte e rrezikshme për atë qe ishte i rrezikshëm dhe jo për ata qe botonin permbledhje atëhere duke i kenduar asaj kohe vrastare.

 

Më kujtoni dhe mua në shkrim si i burgosur për poezi nga regjimi, faleminderit, – dhe tani lejomëni te shtoj se më me fat si poetë ishin ata qe u denuan, ndersa si qytetare ata poete qe s’u denuan. Nuk e kam fjalën për vuajtjen…

 

Gjej rastin të kthjelltësoj diçka, i nisur nga shkrimi, qe e kam parë dhe herë të tjera, i Shpendit, bashkëqytetar yni.

 

Dënimi im nuk erdhi nga shokët e mi, qe s’dita t’i zgjedh e fola me ta, nuk di te më kenë denoncuar shokët, ja, juve ju kisha shokë a të tjerë si ju, nëse dini më shumë, do të doja ta thoshit, ndryshe ata nuk janë shokët e mi të vërtete e as tuajit.

 

Mua me dënuan për poezitë e mia shokët e Partisë-shtet të diktaturës komuniste, realiteti a Realizmi Socialist.

 

Një studiues i i Arkivave të Komitetit Qendror të PPSH-së, gazetari Dashnor Kaloçi, ka zbuluar e botuar dokumente që vërtetojnë së unë jam denoncuar institucionalisht nga shtëpia botuese shtetërore dhe e vetmja atëhere për permbledhjen time me poezi, qe kisha derguar për botim, për alegorite e metaforat ekuivoke, ndonjehere dhe më hapur. Denoncimi u bë në Komitetin Qendror të Partisë dhe zëvendës diktatori, Ramiz Alia, urdheroi të veprohej menjehere, dokumenti është botuar, urdheroi jo vetëm Lidhjen e Shkrimtareve, ministrite perkatëse, arsim, kukturë, por dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme, siç duket më përkatësen, dhe mua më arrestojne pas ca ditësh.

 

E ka shpjeguar shkëlqyer, interesanant se si e dinte aq mirë, duke rrëfyer çeshtjen time shkrimtari dhe filozofi, semiologu i shquar botëror, Umberto Eco, artikulli i tij gjendet, po ta kerkosh, edhe në gazetën italiane “La Repubblica”.

 

Do të doja të thosha se diktatura, policia sekrete, nuk i degjonte dhe aq shumë shoket, shoket degjonin diktaturen dhe na denonconin sipas porosive të saj. Pra, duhet bere ky ndryshim në artikull. Kush na denoi ne? Dhe jo kushdo e meritonte burgun…

 

Të dashur shoket e mi,

 

Shpendi dhe ti, Jozef, qe e di aq mirë internimin dhe burgun e babait, shkrimtarit Lazer Radi, përgëzimet e mia për zellin per të treguar krimet qe janë bëre dhe në letersi gjatë diktatures komuniste, besoj qe dhe unë ndihmova tani, sado pak, lexuesin tuaj. Edhe unë kam treguar shpesh në librat e mi si janë denuar shkrimtarë dhe veprat e tyre, kam treguar dhe për vete dhe nxora shumë poezi nga burgu, mbetëm gjallë të dy.

 

Poezia ishte denimi im dhe mbrojtja ime, qendresa ime dhe hakmarrja ime. Dhe vazhdon ende revanshi kunder “poezisë së burgjeve” me shumë menyra, harresë, dredhi, shtrembërime të të vertetave, duke lartesuar vetet e dikurshme kot, me tekste e media, etj, etj. Por ne vazhduam të bëjmë poezinë e lirisë. Rendesi ka jeta ne poezi.

 

Kemi ende shumë për të bëre së bashku

 

Ju uroj më të mirën!

 

juaji,

 

Visar Zhiti”