‘Nuk kam bërë asnjë shkelje, mbrojta shtëpinë time’, flet efektivja e Shqiponjave...

‘Nuk kam bërë asnjë shkelje, mbrojta shtëpinë time’, flet efektivja e Shqiponjave pas pezullimit nga detyra

347
0

Efektivja e Shqiponjave, Blerta Dervishi, banore te ndërtesa pranë shkollës ‘Petro Nini’,  ka folur pas pezullimit nga detyra.

Ajo është shprehur se pezullimin nga detyra e ka marrë nëpërmjet telefonit.

‘Më telefonuan dhe më thanë që jam pezulluar, më dhanë vërejtje se kam penguar përmbarimin.

Nuk kam bërë asnjë shkelje, mbrojta shtëpinë time’, është shprehur për News 24 efektivja.

Blerta Dervishi ishte punonjëse e policisë pranë Repartit “Shqiponja” në Policinë e Tiranës. Ajo banon bashkë me 14 persona të tjerë në ndërtesën tek ‘Petro Nini’, ndërsa ditën e djeshme, përmbarimi shkoi  për t’i nxjerrë jashtë, pasi tokës ku është ndërtuar banesa i ka dalë pronari. Thuhet se ka vendim gjykate të formës së prerë, të cilin përmbaruesit shkuan ta ekzekutojnë një ditë pasi njoftuan familjarët të lirojnë banesën.

Efektivja e Shqiponjave dhe banorët e tjerë nuk pranuan të dalin nga banesa duke shkaktuar përplasje të forta me përmbaruesit.