“Nuk ka receta për 5 minuta”’, Renato Mekolli thumbon Arbanën?

“Nuk ka receta për 5 minuta”’, Renato Mekolli thumbon Arbanën?

333
0

Kamera e “Thumb On” me gazetarin Ronaldo Sharka shkuan në Panairin e Librit ku kishin qëllim të fusnin ‘në grackë’ disa prej personazheve të ekranit shqiptar.

Njëri prej tyre ka qenë dhe Renato Mekolli ku gazetari ngatërroi librin e tij me atë të Arbanës .

Ronaldo Sharka: Mua libri juaj “Receta për 5 minuta” më ka pëlqyer shumë.

Renato Mekolli: Recetë për 5 minuta? Nuk ka libër që të bëhen receta për 5 minuta. Është e pamundur. “Unë kam nxjerrë ‘Sekretet e shijes’ dhe ’50 shijet e pastave”.

Ronaldo Sharka: Nuk e keni bërë ju“Receta për 5 minuta”?

Renato Mekolli: Kush e ka bërë këtë? Nuk e di, 5 minuta? Unë sa futem në kuzhinë dua 1 orë, u përgjigj Renato duke qeshur.