‘Nuk ka pse bëhen zgjedhje të parakohshme’, Servet Pëllumbi flet nga Kongresi...

‘Nuk ka pse bëhen zgjedhje të parakohshme’, Servet Pëllumbi flet nga Kongresi i PS: Jeleku antiplumb i Berishës është vjetëruar

401
0

Ish-kryeparlamentari Servet Pëllumbi, jashtë Kongresit të PS-së ka komentuar situatën politike në vend.

Pëllumbi deklaroi se nuk ka asnjë arsye që mazhoranca të shkojë në zgjedhje të parakohshme, teksa krahasoi situatën në të cilën ndodhet Shqipëria dhe Franca.

Ish-kryeparlamentari tha se presidenti francez Emmanuel Macron vazhdon punën i qetë edhe pse jelekverdhët kanë 5 muaj që protestojnë, ndërkohë që ironizoi ish-kryeministrin Sali Berisha teksa u shpreh se jeleku i tij antiplumb është vjetëruar.

‘Gjithnjë mund të bëjë më shumë. Kryesorja për të realizuar programin që ka premtuar para elektoratit.Nuk ka gjë të jashtëzakonshme. Jelekverdhët kanë 5 muaj që veprojnë dhe Macron vazhdon punën i qetë. Kur e teprojnë, vepron ligji. Në Shqipëri nuk janë jelekverdhët, dhe jeleku antiplumb i Sali Berishës është vjetruar. Nuk ka pse bëhen zgjedhje të parakohshme.  Mund të bëhen zgjedhje të parakohshme kur humbet maxhoranca dhe nuk miraton dot një ligj’, tha Pëllumbi