Nuk ka dilema, FSHF merr vendimin, ja kur do te hidhet shorti...

Nuk ka dilema, FSHF merr vendimin, ja kur do te hidhet shorti i Kategorisë së Dytë

317
0

Hedhja e shortit do të bëhet ditën e hënë në orën 12:00, në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit. Diçka të tillë e kanë komunikuar vetë drejtuesit e FSHF-së, të cilët nëpërmjet një njoftimi zyrtar bëjnë me dije se e hëna do të jetë dita kur do të hidhet shorti për këtë edicion të ri futbollistik.

Kategoria e Dytë duhet të ngrinte siparin pikërisht ditën e nesërme, por për shkak të problemeve të shumta që kishin skuadrat, FSHF-ja ka vendosur që ta shtyjë me një javë fillimin e kampionatit, pra do të nisë në datën 29 shtator.