“Nuk ka asnjë histori”, Alketa Vejsiu flet pas shkeljes së ligjit: Janë...

“Nuk ka asnjë histori”, Alketa Vejsiu flet pas shkeljes së ligjit: Janë trillime!

61
0

Alketa Vejsiu ka reaguar në rrjetet sociale pak orë pasi në internet u publikuan pamje të saj në automjetin kundravajtje në rrugë. Sipas moderatore, në ato momente ajo sapo kishte dalë nga parkingu dhe nuk po lëvizte, madje thotë se nuk ka përse kërkon falje në këtë rast pasi nuk ka bërë gabim.

 

“Nuk ka histori aty. Është thjesht një titull abuziv për të shkaktuar polemika dhe për të gjeneruar klikime dhe për ta politizuar Alketën. nuk kam lidhje me politikën dhe nuk do të ketë asnjëherë. Alketa është artiste në shpirt dhe në profesionin e saj, është dhe sipërmarrëse e thjeshtë.

 

Ka të tjerë që bëjnë gjëra më të mëdha se unë. Si sipërmarrëse paguaj taksa dhe gjeneroj vende të reja pune mundohem të furnizoj me punë industrinë. Ky është kontrubuti im modest që jap për industrinë ku unë operoj kështu që mos e ngatërroni politikën dhe emrat e politikanëve me parkimin e makinës sime qoftë i drejtë apo i gabuar.

 

Jo më larg se dje, kisha dalë nga vendi i parkingut dhe po prisja që të lirohej një vend aty. Nuk isha në lëvizje, në kundravajtje. Isha parkuar në anë të rrugës. Nuk kishte trafik, nuk po lëvizja dhe kisha të drejtë të përdorja telefonin se isha ndaluar. Gjithmonë kur gaboj kërkoj falje por në këtë rast nuk kam”, tha ajo.