Aktori Gent Zenelaj i dërgoi një mesazh kryeministrit Edi Rama pas tërheqjes së forcave policore nga rrethimi i Teatrit Kombëtar.
Zenelaj, një prej shumë artistëve që morën fjalën para protestuesve, u shpreh se Teatri Kombëtar është i gjithë shqiptarëve dhe “duhet të kesh prapanicë” për ta shembur. Një mesazh ky drejtuar shefit të qeverisë Edi Rama, të cilit i tha se “këtu nuk është Zot”.
“S’para ndodh në 30 vitet e fundit që të fitojë qytetaria, mbajeni mend këtë datë i dashur kryeministër. Ty të dhanë jo sot një grusht artisësh dhe një masë popullore. Qytetarët çdo ditë do të thonë ndal se këtu Zot nuk je ti, por janë qytetarët. Ka një arsye pse quhet Teatri Kombëtar, Himni Kombëtar, dinjitet Kombëtar dhe në gjera që kanë parashtesat Kombëtar duhet shumë mendër teje prapanicë. Teatri Kombëtar është i gjithë shqiptarëve në mbarë botën, më shkruajnë nga vende të ndryshme, janë me ne”, tha Zenelaj.
Ai shprehu mirënjohje për gjithë qytetarët që iu bashkuan protestës së artistëve për të mbrojtur Teatrin Kombëtar nga shembja, siç e parashikon ligji i miratuar në Kuvend nga mazhoranca.