Nuk iu bindën urdhërit! Arrestohet nga policia moderatori Flavio Qarri dhe bashkëshortja...

Nuk iu bindën urdhërit! Arrestohet nga policia moderatori Flavio Qarri dhe bashkëshortja e tij

386
0

Moderatori Flavio Qarri është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga policia e shtetit. Së bashku me bashkëshorten, Qarri është shoqëruar për në ambientet e komisariatit.

Këtë e konfirmoi dhe avokati Altin Goxhaj i cili po ashtu është gjobitur pasi ishte pa maskë në rrugë. Goxhaj doli në një video live në rrjetin social Facebook, aty ku tregoi efektivët e policisë që po e gjobisin, ndërkohë që bën me dije se është arrestuar moderatori.

‘Policia arrestoi familjarisht Flavio Qarrin dhe më pas mua, me të njëjtin polic gjys burrë e gjys gru që ka caktu Partia me na e pastru me shkumë dhe brisk . Nesër do bëj kallzim penal me 6 vepra penale të konsumuara nga dylberët e Rilindjes.’- shkruan avokati në Facebook.

Policia nuk ka dhënë asnjë sqarim në lidhje me këtë arrestim, e njëjta gjë dhe nga ana e moderatorit i cili nuk dihet nëse është lënë i lirë apo qëndron akoma në ambientet e komisariatit.