Nuk i ndahet ”shpirti” nga suxhuku, shqiptari kapet me sasinë e madhe...

Nuk i ndahet ”shpirti” nga suxhuku, shqiptari kapet me sasinë e madhe të ushqimit ”të ndaluar” në SHBA

316
0

Një shqiptar i Kosovës është bërë lajm në mediat amerikane, pasi ju zbulua 40 kg suxhuk në aeroportin ndërkombëtar Neëark të Neë York, Qeni nuhatës i njësisë K9, që konsiderohet si ekspert i kontrollit të bagazheve Kody, po mbikëqyrte valixhet që vinin nga Kosova kur alarmoi eprorët e tij për një valixhe të dyshimtë dhe aty menjëherë reaguan zyrtarët për mbrojtjen e kufijve dhe të doganës.

Me të hapur valixhen, ata gjetën 40 kilogramë suxhuk që me ligjet aktuale në Shtetet e Bashkuara, ndalohet në këtë mënyrë transportimi i tij. “Duke marrë parasysh rrezikun që paraqet mishi këto ditë pandemie, suxhuku mund të rrezikojë shëndetin publik”, ka thënë Troy Miller, drejtor i CBP në Neë York.

Pasagjeri nuk ishte në dijeni për moslejimin e transportimit të suxhuk, madje zyrtarëve të aeroportit u kishte thënë se bëhet fjalë “për suxhuk shtëpie”.