Lajme

Nuk flisnin pas sherrit me Tunën? Roberti rrëfen marrëdhënien me vëllain: Patrisin e kam rritur unë

By vizionc

November 15, 2019

Një sherr me këngëtaren Tuna bërin shumë bujë në media, madje u tha se Robert Berisha nuk fliste me të vëllain Patrisin.

Mesa duket kjo nuk është e vërtetë dhe këtë na e ka treguar vetë Robeti, teksa ka qenë i ftuar në “Glamour Zone”.

Këngëtari rrëfeu se zënka me kunatën nuk ka ndikuar në marrëdhëniet e vëllezërve, të cilët nuk paskan pasur asnjëherë probleme.

“Marrëdhënia jonë ka qenë gjithmonë shumë e mirë. Çdo gjë është në rregull. Patrisi është në Amerikë dhe kur isha aty e vizitova dhe i bëra surprizë. Ai u gëzua shumë. Patrisi është 9 vite më i vogël se unë dhe e kam rritur, Jam kujdesur për të më shumë se prindërit e mi. Ne nuk kemi pasur dhe nuk do të kemi kurrë probleme. Ajo ka qenë thjesht një mosmarrëveshje”, është shprehur Roberti.