Nuk është për t’u mburrur! Ja për çfarë jemi të parët në...

Nuk është për t’u mburrur! Ja për çfarë jemi të parët në Europë

390
0

Shqipëria ka numrin më të madh të të rinjve, të cilët nuk janë punësuar asnjëherë apo nuk kanë realizuar kurse trajnimi.

Shqipëria renditet në krye të Europës për përqindjen më të lartë të të rinjve të papunë, të paarsimuar dhe të patrajnuar, me përkatësisht 32.8%, duke ia kaluar edhe vendit më të varfër të Europës, Moldavisë.

Sipas të dhënave të mbledhura nga Organizata Ndërkombëtare e Punës, në Bosnje dhe Hercegovinë përqindja e të rinjve të papunë ishte 26.4%, ndërsa në Maqedoni dhe Serbi, përkatësisht 24.9% dhe 23.8%. Në Kosovë norma e papunësisë te të rinjtë përllogaritet rreth 30.1%.

Holanda është vendi që ka përqindjen më të ulët të të rinjve të papunë me 4.6%.

*Të rinj janë cilësuar individët e moshës 15-24 vjeç.