Nuk e kuptojnë, por ky gabim i prindërve po lë gjurmë te...

Nuk e kuptojnë, por ky gabim i prindërve po lë gjurmë te fëmija e tyre

430
0

Ndoshta nuk e kuptoni, por përdorimi i tepruar i telefonit nga prindërit pengon jetën familjare.

Sipas një studimi nga “Digital Awareness” në Mbretërinë e Bashkuar ku janë pyetur nxënësit, mbi një e treta e 2000 të anketuarve të moshave nga 11 deri në 18 vjeç, i kërkojnë prindërve të mos qëndrojnë gjithë kohës mbi pajisjet e tyre elektronike.

14% thonë se prindërit janë online në orën e ushqimit dhe 95% e 3 mijë prindërve, të pyetur më vete, e mohojnë këtë.

Një fakt tjetër interesant nga nxënësit e pyetur është se kur i kanë kërkuar prindërve të heqin telefonin, 46% e prindërve nuk e kanë pasur mendjen, ndërsa 44% i kanë injoruar dhe janë mërzitur.

Përveç kësaj vetëm 10% e prindërve besonin se përdorimi i telefonit ishte një shqetësim për fëmijët e tyre, ndërsa 43% janë shprehur se kalojnë shumë kohë online.

“Sondazhet tona tregojnë se fëmijët janë të vetëdijshëm për shumë nga rreziqet që vijnë nga përdorimi i tepërt i teknologjisë, por kanë nevojë për të rriturit në jetën e tyre për të vendosur kufijtë e qartë”, është shprehur Mike Buchanan, drejtori i një shkolle në Britani.