Histori njerëzore

“Nuk e di ku është babi”, historia e vogëlushit shqiptar që nuk pati fatin e Alvinit

By vizional

November 12, 2019

Nuk e ka humbur buzëqeshjen dhe flet shqip shumë mirë. Por nuk e di fare se kur ka mbërritur në Siri. E di që babai e ka marrë me vete atje, por tashmë nuk e di se ku ndodhet ai. “Jam 10 vjeç”, thotë vogëlushi i cili pranon se në kampin Al Hawl ka ardhur para 7 muajsh.

 

Kur gazetari i A2, Jul Kasapi e pyet se kush e ka sjellë në Siri, djaloshi përgjigjet: “Babi im”.

 

Një grua e moshuar, gjithashtu shqiptare, tregon se vogëlushi ka mbërritur në Siri prej 7 vitesh, pra kur ka qenë vetëm tre vjeç.

Ai është vetëm një nga shumë fëmijë shqiptarë që ndodhen në kampin famëkeq ku mbahen gratë dhe fëmijët e luftëtarëve të ISIS. Kampi ku deri para pak ditësh ndodhej edhe Alvin Berisha, i cili fatmirësisht arriti të largohej prej atje.

 

A2 ndodhet në Siri prej disa ditësh dhe do të sjellë edhe në vazhdim histori tragjike të shqiptarëve që kanë mbetur të burgosur në kampin Al Hawl.

Në pjesën e ndërkombëtarëve ndodhen njerëz nga 48 shtete të ndryshme. Çdo shtet është i mirëpritur që të marrë dhe të riatdhesojë shtetasit e vetë. Për ne do të lehtësohej shumë puna këtu nëse çdo vend do të tërhiqte nga 100 shtetas secili. Nëse kjo do të ndodhte do të lehtësonte shumë punën tonë dhe mbi të gjitha do të kryente rehabilitimin e këtyre individëve. Në pjesën që ne e quajmë ndërkombëtare, janë vendosur femrat e huaja ish-luftëtare të ISIS nga këto 48 shtete.

Nëse ndonjë nga këto shtete, do të kërkonte të tërhiqte shtetasit e tyre do të duhej që ministritë e Punëve të Jashtme të kontaktojnë me administruesit e kampit dhe të koordinoheshin me ta për të riatdhesuar këdo”, shprehet një nga administruesit e kampit.