“Nuk dua që vajza ime të …”- Dy muaj pa takuar Hanën,...

“Nuk dua që vajza ime të …”- Dy muaj pa takuar Hanën, Mozzik rrëfen periudhën e vështirë. Zbulon me kë po e kalon karantinimin

490
0

Mozzik është larg vajzës së tij, Hanës gjatë kësaj periudhe të vështirë të izolimit.

Vogëlushja është me ish bashkëshorten e tij, Loredanën dhe reperi shprehet se ka dy muaj pa e takuar. Mozzik tha se është një situatë e vështirë dhe sapo të qetësohet gjendja do shkojë ta takojë. “Hana është 1 vjeç e gjysmë. Po e kam vështirë ta takojkam dy muaj që nuk e shoh. Por e kontaktoj çdo ditë, shihemi në kamera dhe shpresoj të kalojë sa më shpejt këtë situatë dhe të shkoj takoj,”- tha ai në një lidhje në Skype në emisionin “Rudina”.

Reperi u shpreh se në të ardhmen nuk dëshiron që Hana të bëhet pjesë e muzikës por të zgjedhë një karrierë më të lehtë.

 

“Dua që Hana të ndjekë ëndërrat e saj. Për muzikë, nuk dua që të merret me muzikë. Nuk dua muzikën për vajzën time, e lodh shumë. Është rrugë e vështire. Pse mos të zgjedhi diçka më të lehtë? Pas gjithë suksesit, pas muzikës fshihet një pjesë e errët, stres, pagjumësi, lodhje, mërzitje dhe presion, të gjitha gjërat. Ne i vuajmë ato,”– tregon Mozzik.

Ndërsa zbuloi edhe me kë po kalon karantinimin: “Është e keqe që jemi izoluar. Ka njerëz që s’kanë punë dhe ushqim. Por ka edhe anë pozitive, ësjhtë një lloj pushimi për neve. Shpresoj të kalojë sa më shpejt. Nuk jemi mësuar të jetojmë kështu. Jam me familje në karantinë, me nënën, babin dhe vëllain. Rrimë pak në qytet dhe më shumë në mal.”