Aktualitet

Nuk do ta besoni kush ndodhet në Berlin me RAMËN përveç familjes së tij (VIDEO)

By vizional

January 26, 2019

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Berlin ku ka çelur ekspozitën e tij të radhës. Rama ka vendosur të shkojë familjarisht në kryeqytetin gjerman, me bashkëshorten Linda, dhe fëmijët Gregu, Zaho dhe Rea. Megjithatë në hapjen e ekspozitës ka patur të ftuar të shumtë, si shqiptarë dhe gjermanë. Por ai që bie në sy është analsiti nga Kosova Baton Haxhiu. Haxhiu duket në videot e siguruar nga Newsbomb.al, teksa qëndron jo shumë larg Ramës dhe bën ‘gëzuar’ me gotë. Kujtojmë se Baton Haxhiu ka ndërhyrë te krerët më të lartë të politikës në Shqipëri për emërimin e Gent Cakajt në postin e Ministrit të Jashtëm si dhe është bërë pjesë e debatit të madh në Shqipëri dhe Kosovë mbi këtë çështje. Ai është akuzuar se së bashku me Cakajn, Ramën dhe Hashim Thaçin po komplotojnë për ndryshimin e kufijve të Kosovës në favor të Serbisë.