‘Nuk do më shihni më kurrë në televizor’, Baton Haxhiu vendos bastin...

‘Nuk do më shihni më kurrë në televizor’, Baton Haxhiu vendos bastin e madh për fatin e Edi Ramës

454
0

Analisti nga Kosova Baton Haxhiu ka vënë një bast publik mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion”.

Teksa fliste për sondazhet e bëra publike së fundmi që nxjerrin fitues kryeministrin Edi Rama, Haxhiu ka vënë bast me karrierën e tij.

Ai është shprehur se nëse Rama nuk del fitues, ashtu siç është parashikuar, nuk do të dalë më në televizione.

“Nëse s’del sondazhi im që Rama fiton, unë s’dal më në TV. Çështje e mbyllur,”, tha Haxhiu, duke vënë kështu bastin e jetës së tij.