Aktualitet

Nuk dekretoi Cakajn/ Rama për Metën: Skandaloze, turpëruese. Ndjesë Kosovë

By vizional

January 10, 2019

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të Metës për të mos dekretuar Gent Cakajn si minister të Jashtem. Ndryshe sa veproi në rastin “Lleshi” kur Rama i shkoi në zyre Metes dhe pranoi ti heqe graden “Gjeneral” Sander Lleshit, ne rastin e Cakajt, shkruan se kjo është turperuese sidomos për Kosoven.

 

Rama në Twitter: “Refuzimi i Presidentit për dekretimin e Ministrit të ri për Europën e Punët e Jashtme, është jo vetëm antikushtetues, po edhe i turpshëm👎Argumentat e dhëna nga zoti President janë të frikshme për nivelin skandaloz dhe turpëruese për institucionin. Ndjesë Kosovës për këtë turp”.