Norvegji, vonohet një minutë, pasagjerët e avionit përfundojnë… në karantinë

Norvegji, vonohet një minutë, pasagjerët e avionit përfundojnë… në karantinë

477
0

Pasagjerët e një fluturimi nga Nisa në Oslo do të duhet të zbatojnë një karantinë dhjetëditore, për shkak se avioni i tyre zbriti në të njëjtën minutë që Norvegjia e kaloi Francën në zonën e kuqe. Sipas rezultateve nga aeroporti i Oslos dhe kompania ajrore “SAS”, fluturimi SK4700 zbarkoi në mesnatë fiks. Sipas faqes së specializuar, FlightRadar24, “SAS Boeing 737” preku aerodromin e Oslos në mesnatë e një minutë. “Kalimi në zonën e kuqe hynte në fuqi nga mesnata, kështu që në mesnatë fiks ose në mesnatë e një minutë, pasagjerët duhet të bëjnë karantinë”, shpjegoi Elisabeth Johansen, këshilltare e Ministrisë norvegjeze të Shëndetësisë. Sipas saj, pasagjerët do të mund ta kalojnë karantinën në shtëpi dhe nuk do t’u duhet të qëndrojnë në hotelet e aeroport.