Noizy “tmerron” fansat me videot e fundit, i plagosur në kokë?

Noizy “tmerron” fansat me videot e fundit, i plagosur në kokë?

453
0

Noizy e ka treguar gjithmonë që i pëlqen të argëtohet me fansat në rrjetet sociale duke ndarë me ta jo vetëm momente nga koncertet, videot, këngët e reja, por edhe prapaskena nga xhirimet dhe nuk ka aspak dëshirë të zbulojë më shumë… derisa t’i vërë në lojë.Si një prej personazheve që i pëlqejnë edhe lojërat e rrezikshme, tashmë të gjithë kanë “frikë” kur reperi i tyre i preferuar përfshihet në ndonjë sherr të radhës.  

Bruda @khodrkida Shooting Day In Middle Of Berlin #Germany

A post shared by NOIZY (@zinizin) on

Por kjo e sotmja ka qenë vërtet “e tmerrshme” për të gjithë fansat e reperit. Ndonëse pak më parë Noizy shkruan se është duke xhiruar disa nga skenat e projektit të fundit në Berlin, ku ai është bërë pjesë, për ndjekësit e rrjeteve sociale, video e mëpasme ka qenë jo pak e rëndë.

Noizy, tërësisht pa ndjenja, në timonin e një makine dhe me një goditje plumbi në koke.Dhe nuk vonon shumë, pas videos së parë ai poston edhe një të dytë në të cilën fillon të qeshë duke treguar se kjo ishte vetëm një shaka e radhës. Ah, Noizy nuk heq dorë!