“Njoh drejtuesit, të gjej punë për 200 mijë lekë”, premtimi që çoi...

“Njoh drejtuesit, të gjej punë për 200 mijë lekë”, premtimi që çoi në arrestimin e 35-vjeçarin

360
0

Policia e Korçës, foto ilustruese

 

Një 35 vjeçar eshte ndaluar nga policia, pasi i kishte premtuar sigurimin e nje vendi pune nje 58-vjecari, ne kembim te nje shume prej 200.000 lekësh.

Policia njofton se me urdher te prokurorise ka ndaluar shtetasin me iniciale Th.D., banues në Korçë, pasi dyshohet së ka konsumuar elementë të veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

“Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se shtetasi Th.D., i ka përvetësuar një 58-vjeçari nga Korça, shumën prej 200.000 lekë me premtimin se do t’i siguronte këtij të fundit një vend pune pranë një institucioni, duke ndikuar në mënyrë të paligjshme tek drejtuesit e tij”- njofton policia.