Njoftimi i OSHEE: Një pjesë e Tiranës sot pa drita

Njoftimi i OSHEE: Një pjesë e Tiranës sot pa drita

496
0

 

Ditën e sotme në disa zonë të Tiranës do të ketë mungesë të energjisë elektrike, si pasojë e ndërhyrjes në nënstacionin e Kasharit. Sipas Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike punimet po kryhen me qëllim rritjen e cilësisë së furnizimit me energji elektrike. Si rrjedhojë e remontit, OSHEE njofton se do të stakojë si masë sigurie energjinë në fiderin 143 6 kv të nënstacionit Valias dhe fiderin Rinas 6 kv të nënstacionit Rinas. Ndërsa, punimet do të kryhen nga ora 09:00 deri në orën 13:00 dhe do të mbeten pa energji: Bizneset private në zonën e Rinasit, Laknas, Rinas, Vorë pjesërisht, Ujësjellësi Bruk-Bërxullë si dhe Qerekë pjesërisht.