NJOFTIMI/ Ekstremistët grekë në Shqipëri për Katsifas, ja çfarë pritet të ndodhë

NJOFTIMI/ Ekstremistët grekë në Shqipëri për Katsifas, ja çfarë pritet të ndodhë

339
0

Ekstremistët grekë kanë njoftuar hyrjen në Shqipëri më datë 26 tetor dhe zhvillimin e ceremonive përkujtimore për Kostandin Katsifas, ekstremisti i eliminuar nga RENEA, pasi sulmoi me armë policinë në Bularat të Gjirokastrës.

Nisur nga situata e krijuar, gazeta greke “ProtoThema” nxit ekstremistët greke për të ardhur në Shqipëri, ndërsa thekson se shqiptarët do të përpiqen të pengojnë futjen e tyre në Kakavijë.

“Ekstremistët shqiptarë bëjnë thirrje për protestë që të mos lejojnë futjen e grekëve për të përkujtuar përvjetorin e vdekjes së Katsifas”, raporton gazeta greke.

Një javë më parë policia ndaloi një person që dyshohet se po ngrinte një memorial në nder të ekstremistit që sulmoi me kallashnikov forcat e rendit në Shqipëri.