Kuriozitete

Njihuni me ujvarën “Engjëll”, është më e larta në botë

By vizional

July 18, 2017

 

Ujëvara e Engjëllit gjendet në lumin Churun, në shtetin federal Bolivar të Venezuelës. Ajo ka një lartësi të  pabesueshme prej 979 metrash, ndërsa në fund është e gjerë 150 metra. Kjo ujëvarë është rreth 15 herë më e lartë se ajo e Niagaras, lartësia e së cilës është 52 metra. Kur fryjnë erëra të forta, ose kur niveli i ujit në lumin Churun është i ulët, ujëvara e Engjëllit shndërrohet në një re të pikave të ujit dhe shpesh ndodh që asnjë pikë e vetme të mos bie në tokë. Bota perëndimore e ka zbuluar këtë perlë të pabesueshme natyrore në vitin 1933, kur aventurieri dhe piloti akrobatik James Angel e kishte parë teksa po kërkonte ta gjente “Lumin e  Artë”. Pra ujëvara është emëruar sipas mbiemrit të “zbuluesit” të saj- James Angel (Engjëlli).