Njihuni me Erikën, vajzën nga Shkodra që po shkëlqen në Suedi

Njihuni me Erikën, vajzën nga Shkodra që po shkëlqen në Suedi

569
0

Erika Bitanji, vajza nga Shkodra ka kohë që ka rënë në sy për talentin e saj në muzikë e kërcim në “Swedish Idol” dhe kjo e ka çuar në netët “live” të “talent show”-t. Ajo është një nga pretendentet kryesore për finale. “Të premten duhet të këndoj “Bang Bang”, të Jessie J dhe Ariana Grande”, thotë Erika. Pas nëntë vitesh investim në balet, nga Athina, Erika vendosi të ndjekë një tjetër pasion të sajin në Suedi, muzikën. Edhe pse askush nuk e kishte mësuar më herët, ajo e ndiente që do ia dilte. “Unë kam kërcyer gjithë jetën, që kur kam qenë 6 vjeç. Tani e kam ndërprerë sepse kam filluar me muzikën. Me thënë të drejtën këtu vetëm këndojnë, nuk dinë të kërcejnë. Prandaj më shohin si konkurrente, por me thënë të drejtën të gjithë janë shumë të mirë në dymbëshjetëshe”, shpjegon Erika. Ajo po e jep maksimumin, derisa falënderon të gjithë për mesazhet dhe votat që i kanë dhënë. “Unë dua të them vetëm faleminderit që më kanë votuar dhe më kanë shkruar për sukseset”, shprehet Erika.