Njihuni me Danielle, vullnetaren amerikane që po ndryshon gratë e Librazhdit

Njihuni me Danielle, vullnetaren amerikane që po ndryshon gratë e Librazhdit

1999
0

Intervistoi: Arlis Alikaj

 

Në qytetin e vogël të Librazhdit, Danielle vullnetare e Korpusit të Paqjes së bashku me Arlisin, drejtuesin e Qendres Mjedisore Për Studime dhe Zbatime janë duke zbatuar një nisëm vullnetare për fuqizimin ekonomik të 25 grave të qytetit të Librazhdit. Nisma synon në mbështetje me njohuri për të ndryshuar mendje dhe asistencë për të krijuar impakt në shoqëri. Ato po ngrenë kapacitetet e tyre përsa i përket njohurive të sipërmarrjes, si të zgjerojnë ato pak gjëra që i bëjnë ato të gjenerojnë të ardhura. Gratë vijnë nga shtresa të ndyrshme të shoqërisë si gra të papuna, me probleme ekonomike, gra të divocrucara e gra nga zona rurale. Arlis Alikaj shprehet se është i lumtur të bëj diçka ndryshe për gratë e qytetit të tij pasi ato janë forca e ndryshimit dhe një grua e shëndetshme psikologjikisht dhe e motivuar do të thotë dhe familje të forta. Pasi gruaja është celula e familjes. Krahas vështirësive në një komunitet të vogël, Arlis ka thyer tabu ku një 26 vjeçar mashkull të sjell një bashkëpunim mes shtresës rinore dhe asaj madhore ku ai jashtë intervistës tregon raste si telefonata nga burrat e grave pjesmarrëse sa herë bëjnë ndonjë udhëtim jashtë qytetit për të ndërruar ambient ose paragjykime në komunitet. Megjithatë me suportin e Danielle, ata së bashku ia kanë dal. Le të ndjekim intervistën e Danielle rreth idesë së këtij projekti kaq interesant dhe sesi lindi gjithçka.

– Kush është Danielle për të gjithë ata që nuk e njohin?

 

-Danielle ka kaluar një vit e gjysëm duke shërbyer si Vullnetare e Korpusit të Paqes në Shqipëri. Aktualisht, ajo lehtëson projektet në një bashki lokale. Para Korpusit të Paqes, ajo punoi në industri ndërtimi duke ndihmuar në koordinimin dhe ekzekutimin e projekteve prej disa milion dollarësh. Ajo ka një master në administrim biznesi dhe një diplomë në komunikim. Ajo gjithashtu ka një diplomë në frëngjisht, të cilën ajo e fitoi ndërsa studionte dhe jetonte në Francë.

 

-Cilat janë disa nga pasionet e tua?

 

– Unë jam shumë e apasionuar të ndihmoj ata që më rrethojnë. Disa nga hobet e mia janë të improvizoi komedi, të bëj punë vullnetare, udhëtime dhe të kaloj kohë me mbesat e mia.

 

– Çfarë të motivon të punosh për projekte për fuqizimin e gruas?

 

-Zëri i një popullsie të tërë, ku ka burra dhe gra në mënyrë të barabartë, është më i madh se zëri i një gruaje apo burri. Si një vajzë, një motër, një hallë dhe një grua unë besoj se fuqizimi gruas është thelbësor për rritjen dhe zhvillimin e shoqërisë sonë. Duke punuar me gratë dhe duke ndihmuar ato e për të realizuar kapacitetet dhe kontributin e tyre në shoqëri janë tullat e para të një ndërtese që ka në themel barazinë gjinore. Fuqizimi i grave jo vetëm që sjell dobi të vetë grave, por edhe komunitetet e tyre, familjet, brezat e ardhshëm dhe gjithë kombit në tërësi. Pababarazia gjinore kërcënon jetën e grave dhe fëmijëve. Të jetosh në një shoqëri të barabartë rritet ekonomia e një vendi, minimizohet varfëria, dhe krijon risi që sjellin zhvillimin e përgjithshëm të shoqërisë.

 

-Çfarë ke arritur të kuptosh për gratë e Shqipërisë nga puna jote deri më tani?

 

-Gratë e Shqipërisë po dalin nga një shoqëri e shtypur që është plot potencial dhe shoqëri dëshirojnë të përmirësojnë veten dhe komunitetet e tyre. Gratë e Shqipërisë janë të forta dhe kanë forcën për të krijuar ndryshime pozitive. Sidoqoftë, gratë duhet të bashkohen në tërësi dhe të gjejnë potencialin e tyre kolektivist. Kur gratë e Shqipërisë bashkojnë zërin e tyre për të qëndruar në këmbë deri në ndryshim, nuk ka kufi se deri ku mund të shkojnë komunitetet e tyre.

-Çfarë mendon për kulturën shqiptare në drejtimin e barazisë gjinore?

 

Kultura shqiptare është një kulturë e mbushur me dashuri për familjen dhe krenari për vendin e saj. Kultura është shumë e mashkullore për momentin por gjithashtu po ndryshon shpejt pasi qasja e sa më shumë shqiptarëve në internet, bota e jashtme dhe fluksi I ndryshimeve të politikave në qeveri. Tani për tani, koha është çelësi për të filluar fuqizimin e grave dhe për të mbajtur vrullin e duhur për brezat që vijnë.

 

-Nga ndyshon një grua në Shtetet e Bashkuara nga një grua Shqiptare?

 

Gratë në Shtetet e Bashkuara dhe ato nga Shqipëria ndryshojnë nga normat dhe pritshmëritë shoqërore. Në SH.B.A., gratë dhe vajzat nuk pritet të menaxhojnë vetëm shtëpinë por të kenë më shumë pavarësi nga familja dhe shoqëria e tyre. Kjo pavarësi i lejon gratë të kontribuojnë më shumë në ekonomitë lokale dhe të punojnë për të zbatuar ndryshimin në komunitetet e tyre.Kurse gratë shqiptare pritet të menaxhojnë familjen e tyre, të punojnë, të kenë një familje dhe të kujdesen për anëtarët e familjes përfshirë prindërit dhe gjyshërit. Gratë shqiptare kanë turp dhe ndihen me faj nëse përpiqen të ndjekin mundësitë dhe të jetojnë jetën larg familjeve të tyre. Gratë në Shqipëri përjetojnë pritshmëri të forta shoqërore mbi nocionin mbi martesën dhe fëmijët ndërsa në Amerikë nocione të tilla po bien dhe më shumë gra nuk kanë fëmijë ose martohen kur ndihen gati.

 

-Ku duhet të fillojë fuqizimi grave, një mesazh nga Danielle për aktorët që lidhen me këtë gjë?

 

-Fuqizimi i grave fillon në shtëpitë e tyre me familjet tona, në punë dhe në vendet tona, në komunitetet. Gratë duhet të punojnë me një zë të bashkuar për të frymëzuar vajzat dhe për të ndryshuar perceptimin sesi vajzat vlerësohen në nivelet individuale, komunitare dhe institucionale. Ne duhet të ndërtojmë një ambient ushqyes që pajis vajzat për të marrë vendime me ndikim në jetë dhe kontribute domethënëse për shoqërinë.