Njihuni me 9 vjeçarin shqiptar me aftësi të jashtëzakonshme, ja çfarë është...

Njihuni me 9 vjeçarin shqiptar me aftësi të jashtëzakonshme, ja çfarë është në gjendje të bëjë

823
0

Ai quhet Anxhelo Yzeiraj dhe është vetëm 9 vjeç. I ftuar bashkë me të motrën në ‘Ftesë në 5’, ai tregoi se ka një memorie të paimagjinueshme, sidomos kur bëhet fjalë për informacione lidhur me gjeografinë dhe historinë.

Përmes një testi të realizuar në studio, Anxhelo iu përgjigj saktë të gjitha pyetjeve që iu drejtuan. 9 vjeçari tha me përpikmëri vitin e saktë të nisjes së ndërtimit të Shtëpisë së Bardhë, emrat e presidentëve të SHBA-ve dhe shumë data të tjera.

 

Këto njohuri Anxhelo i ka pëfituar duke lexuar shumë. Fakti që i ati është i apasionuar pas historisë dhe gjeografisë, e ka ndihmuar shumë 9 vjeçarin që të studiojë më shumë rreth këtyre dy fushave.