Njihuni me 20-vjeçarin shqiptar që pajton gjaqet dhe bashkon çiftet e reja:...

Njihuni me 20-vjeçarin shqiptar që pajton gjaqet dhe bashkon çiftet e reja: Të kemi dashni dhe besë

560
0

Yll Raçi nga Podujeva është vetëm 20 vjeç, por duket shumë më i madh e me i pjekur. Ai ka zgjedhur një stil më të veçantë të veshjes dhe të jetesës. Ndërsa moshatarët e tij shëtisin kafeneve, ai merret me çështje që i përkasin burrave të moshuar.

 

“Po bëj katër vite që shkoj në xhami. Në shtëpitë që nuk ka një flamur, një çifteli, një vegël shqiptare, atje nuk bëj asgjë (nuk ndihmon)”, tha i riu.

Pasi ka përfunduar shkollën, Yll Raçi ka nisur punen per pajtimin e gjaqeve dhe bashkimin e çifteve të reja. Ekipin e gazetës Insajderi priti ne oden e tij, aty ku rrëfeu mënyrën e veçantë te jetesës.

 

 

 

“Ka pasur raste që kam pajtuar pleqni, pajtime gjaqesh. Ka shumë që më besojnë dhe më duan. Dal prej burrave që janë edhe më të mëdhenj se unë, në oda, në pajtime gjaqe”, tha ai. Veshjen e gjen neper zona ku e ruajnë traditën dhe ndonjëherë e qep. Ai rrëfen se me të njëjtën veshje ka shkuar edhe në shkollë. Ylli shpesh përballet edhe me paragjykime. “Kush flet, mua s’ma ndjen, se i ka për vete. Por të paktën mos të qeshi”, theksoi Ylli. Ja çfarë këshille jep Ylli për të tjerët. “Duhet të kemi dashni mes vetes dhe të kemi besë. Tash më e liga është se nuk ka më besë”, tha Yll Raçi.