Lajme

Njerëzit që nuk postojnë në rrjetet sociale janë mendërisht më të fortë

By vizional

September 15, 2021

Nëse jeta juaj po ju duket monotone, apo thjesht sikur nuk po bëni asgjë, s’është e vërtetë. Mos u përfshini në qerthullin e rrjeteve sociale, pasi jeni mirë si spektatorë, të paktën kështu thonë psikologët dhe studimet e tyre.

Gjetjet e kërkimit: E pra, sipas një studimi të ri nga Universiteti Brunel në Londër, ata që mburren me dietat e tyre, ushtrimet në palestër, ose arritjet, janë tejet narcistë. Ndërsa ata që ndajnë çdo detaj nga jeta e tyre private në rrjetet sociale priren të vuajnë nga vetëbesimi i ulët. Këta njerëz janë vëmendje-kërkues dhe pëlqyeshmëria në rrjetet sociale duket se i kënaq. Ne të gjithë kemi një mik, i cili është i fiksuar me ndarjen e fotove në palestër, duke ngrënë drekë, një selfie nga Kulla Eifel, apo ndryshimet e shpeshta nga ‘Vetëm’ në ‘Në një marrëdhënie “dhe anasjelltas.

Ti në çfarë kategorie e fut veten?

Ai që poston apo ai që komenton?