Njerëzit që janë të lumtur dhe të kënaqur me jetën e tyre...

Njerëzit që janë të lumtur dhe të kënaqur me jetën e tyre nuk kanë arsye të përpiqen të sabotojnë rrugët e njerëzve të tjerë. Shumë njerëz të cilët janë të mërzitur gëzojnë kur të tjerët kanë pengesa në jetën e tyre. Dhe në jetën tuaj ka njerëz të tillë por ata arrijnë shumë mirë ti fshehin ndjenjat e vërteta që kanë . Në realitet kjo sjellje pasqyron jetën e tyre të trishtuar, sepse ata që janë të lumtur nuk e humbasin kohën duke u përpjekur të përzihen në jetën e të tjerëve. Në fakt, shumica e këtyre njerëzve nuk e kanë kuptuar ende atë që dëshirojnë në jetë, ata nuk e dinë se cilën rrugë të marrin, zgjohen në mëngjes dhe nuk dinë se për çfarë të buzëqeshin. Nuk kanë synime për të ardhmen, jetojnë për t’i bërë keq të tjerëve. Ata nuk janë armiq për t’u mposhtur, por njerëz që duhet të kërkojnë ndihmë për të larguar këtë ndjenjë jo të mirë që kanë. Njerëzit të cilët janë të kënaqur dhe të fokusuar në vetvete zhvillojnë një forcë që nuk mund të shkatërrohet nga askush dhe që i sjell ato më afër qëllimit tjetër. Njerëzit xhelozë ndaj arritjeve tona do të ekzistojnë gjithmonë por varet nga ne nëse do t’i lejojmë ata që të vjedhin paqen tonë ose jo.

466
0

Njerëzit që janë të lumtur dhe të kënaqur me jetën e tyre nuk kanë arsye të përpiqen të sabotojnë rrugët e njerëzve të tjerë.

Shumë njerëz të cilët janë të mërzitur gëzojnë kur të tjerët kanë pengesa në jetën e tyre. Dhe në jetën tuaj ka njerëz të tillë por ata arrijnë shumë mirë ti fshehin ndjenjat e vërteta që kanë . Në realitet kjo sjellje pasqyron jetën e tyre të trishtuar, sepse ata që janë të lumtur nuk e humbasin kohën duke u përpjekur të përzihen në jetën e të tjerëve.

Në fakt, shumica e këtyre njerëzve nuk e kanë kuptuar ende atë që dëshirojnë në jetë, ata nuk e dinë se cilën rrugë të marrin, zgjohen në mëngjes dhe nuk dinë se për çfarë të buzëqeshin. Nuk kanë synime për të ardhmen, jetojnë për t’i bërë keq të tjerëve. Ata nuk janë armiq për t’u mposhtur, por njerëz që duhet të kërkojnë ndihmë për të larguar këtë ndjenjë jo të mirë që kanë.

Njerëzit të cilët janë të kënaqur dhe të fokusuar në vetvete zhvillojnë një forcë që nuk mund të shkatërrohet nga askush dhe që i sjell ato më afër qëllimit tjetër. Njerëzit xhelozë ndaj arritjeve tona do të ekzistojnë gjithmonë por varet nga ne nëse do t’i lejojmë ata që të vjedhin paqen tonë ose jo.

 

Shperndaje