Njerëzit që ecin më shpejt, jetojnë më gjatë

Njerëzit që ecin më shpejt, jetojnë më gjatë

518
0

 

Shkenca ka vërtetuar se të ecurit rreth gjysmë ore në ditë sjell jo pak përfitime shëndetësore! Të ngjisësh shkallët, të bësh një shëtitje, të shkosh diku në këmbë,  rrit nivelin e endorfinës dhe ul nivelin e stresit në trupin tonë në mënyrë të konsiderueshme. Shoqata Amerikane e Zemrës ka pranuar gjithashtu se ecja sjell po aq përfitime sa vrapi. Ky aktivitet fizik stimulon qarkullimin e gjakut dhe mban nën kontroll tensionin. Lëvizja e përgjithshme e trupit promovon gjithashtu lëvizjen e shëndetshme të zorrëve , duke parandaluar probleme të tipit si fryrje, kapsllëk etj. E në mesin e këtyre përfitimeve vlejnë të përmenden muskujt e tonifikuar, lehtësimin e stresit, ankthit dhe nivelet e depresionit , përmirësimi i gjendjes emocionale  etj. POR ajo që nuk dini është se të ecurit shpejt, vjen me një përfitim shtesë, që do na çojë të gjithëve nga vendi e të na bëjë të ecim me hap të shpejtë.

Sipas një studimi të kryer  nga Universiteti i Leicester në Britaninë e Madhe, njerëzit që ecin më shpejt mund të jetojnë më gjatë se ata që e marrin me të avashtë.

Autori i studimit, profesor Tom Yates rrëfen se zbulimet e studimit afatgjatë ishin vërtetë mbreslënëse. Nga një grup prej 470 mijë personash  me moshë mesatare 52 vjeç u zbulua se jeta e atyre që ecin më shpejt është më e gjatë, kjo pa llogaritur peshën e trupit.

Burrat që ecin ngadalë dhe kanë jetë passive apo sedentare kanë një jetëgjatësi rreth 64.8 vjet, në ndryshim nga ata që ecin me shpejtësi, jetëgjatësia e të cilëve kap moshën 85-86 vjeç. Për gratë që ecin ngadalë, jetëgjatësia është 72 vjet, ndryshe nga ato që ecin me shpejtësi, me pritshmëritë që variojnë nga 86.7 në 87.8 vjet.