Aktualitet

“Njerëzinë mirësinë dhe urtësinë i dua shumë”/ Nga Marjana Bulku- New York

By vizional

October 31, 2017

Televizioni Kultura Shqiptare ne Nju Jork kulmoi ne kete vit te 20-të të tij me nje gala ku fjalen e kishin artistet te cilët dijnë që skenës ti dhurojnë më të mirën ,sejcili sipas mënyrës së vet duke na dhënë ne joartistëve një leksion shumë te madh : silluni me jetën si ne me skenën! Edhe pse vetëm katër vjec në historinë 20 vjecare të këtij televizioni m’u duk se përjetova historitë qindravjecare shqiptaro -amerikane që prane familjes kanë muzeale atdheun prej nga vijnë me gjithë hallet dhe problematikat që nuk ndalen, e gjitha kjo përmes punës tepër profesionale të Vera Belliut e cila ka shfrytëzuar arkivat plot të të atit producent dhe drejtues i kësaj media z. Adem Belliu duke ia dhuruar skenës.

Dhe skena , kjo hapësirë ku puna e detajuar hollësisht nga një grup që natyrisht ka punuar shkëlqyer , i dha jetë atyre historive, personazheve duke u alternuar me fjalët , ku kryefjalë ishin artistët . Një natë ku nuk munguan cmimet dhe nderimet, natyrshëm në Amerikën e madhe edhe gabimet janë mësime të vogla nga të cilat mund të kuptosh e reflektosh shumë. Një natë të cilës nuk i mungoi humori herë i planifikuar e herë spontan , por gjithë lezet e realizëm e duke tejkaluar këndshëm edhe të papriturat e interpretimit live. Një natë të cilës nuk i mungoi as shiu i rrebeshtë për tu mbajtur mend. Madhështia e takimit në skenë e historisë së një komuniteti dhe historisë së një televizioni ndodhi nën bekimin e artistëve ! E ku ka më bukur se kaq, janë pikërisht ata që kanë qenë në studion e albanian culture tv dhe i kanë berë të flasin me tinguj emisionet tona aty. Repertori i tyre i përzgjedhur me aq kujdes ku tematika dha mesazhet e dashurise për njeriun ,familjen, atdheun,mirësinë ,urtësinë, demokracinë krijoi një natë ideale dhe luksi se si kultura duhet dhe mund ti shërbejë një kombi. Alternimi i brezave, kulturave, rrymave muzikore,teksteve te lexuara bëri që asnjë minut në atë sallë të mos dukej i tepërt edhe pse orët e vona paralajmëronin mëngjesin e një jave të re pune. Personalisht enigmave të mia se a i duhet televizioni një komuniteti në emigrim ,,, i dha përgjigje kjo gala . Historitë shuhen nga mëritë , xhelozitë,urrejtjet pa shkak , komunitet tkurren pa median që paska fuqinë jo vetëm ti ndjekë dhe përjetësojë ato në ekran por edhe tu dhurojë emocione të tilla që unë ju vë titull fragmentin e tekstit naimjan të mësonjëtores “Njerëzinë, mirësinë dhe urtësinë i dua shumë”.