“Njerëz që vijnë nga mali”, kryeministrja serbe fyen rëndë shqiptarët. Reagon Prishtina

“Njerëz që vijnë nga mali”, kryeministrja serbe fyen rëndë shqiptarët. Reagon Prishtina

556
0

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, i ka dërguar një porosi kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiq se ajo nuk do të mund të hyjë në Kosovë për sa kohë ndjek një ideologji raciste dhe të sëmurë kundër popullit të Kosovës dhe ndërmjet etnive që jetojnë këtu. Regimi i shefit të diplomacisë kosovare vjen pasi kryeministrja serbe shqiptarët e Kosovës sot i quajti “njerëz që vijnë nga mali”. Pacolli, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “I pështirë dhe krejtësisht të papranueshëme komentet e Kryeministres serbe Ana Brnanic në prani të shefit të Delegacionit të BE-së në Serbi, Sem Fabrizi ndaj Kosovës “që kemi të bëjmë me njerëz që vijnë nga mali”.

 

Postimi i Pacollit në Facebook:

 

“I pështirë dhe krejtësisht të papranueshme komentet e Kryeministres serbe Ana Brnanic në prani të shefit të Delegacionit të BE-së në Serbi Sem Fabrizi ndaj Kosovës ‘që kemi të bëjmë me njerëzit që vijnë nga mali’.

 

Ky racizëm i institucionalizuar në Serbi, që ka brumin në ideologjinë ultranacionaliste të sëmurë që promovon Qeveria e Ana Brnabicit.

 

Shpresoj që Evropa sot të kuptojë se me çfarë lloj njerëzish kemi të bëjmë, me ata që kanë mbështetur vrasjet masive dhe mohojnë krimet e luftës të kryera nga Beogradi në ish-Jugosllavi.

 

E them me përgjegjësi që sa të jem unë ministër i jashtëm i Republikës së Kosovës, nuk do të lejojë që Kryeministrja serbe të hyjë në Kosovë, për sa kohë që ajo të ndjek një ideologji raciste dhe të sëmurë kundër popullit të Kosovës dhe ndërmjet etnive që jetojnë këtu”, ka shkruar Pacolli.

 

Mediat serbe kanë raportuar se kryeministrja serbe, Ana Brnabiq, në një konferencë shtypi sot në Beograd, me shefin e delegacionit të BE-së në Serbi, Sem Fabrizio, duke folur për zhvillimet e fundit në raportet mes Kosovës dhe Serbisë, ka fyer rëndë shqiptarët e Kosovës, duke thënë se “keni punë me njerëz të cilët faktikisht kanë dalë nga mali. Për ata është njësoj nëse atje ka luftë ose jo, dhe kjo më shqetëson”.