Një vrimë e zezë shumë pranë Tokës

 

Zbulohet vrima e zezë më e afërt me planetin tonë. Ndodhet vetëm një mijë vjet dritë larg Tokës, në sistemin e ashtuquajtur HR 6819. U arrit të vrojtohej nga një grup astronomësh të Observatorit Evropian Jugor ESO, të drejtuar nga Thomas Rivinius. Bëhet fjalë për një vrimë të zezë me një masë të paktën 4 herë më të madhe se ajo e Diellit, në yjësinë e Teleskopit, dhe ekzistenca e saj u zbulua falë dy yjeve që orbitojnë përreth, të cilat në hemisferën jugore mund të dallohen edhe me sy të lirë.

Sipas astronomëve, njëri prej këtyre yjeve, plotëson rrotullimin rreth fenomenit kozmik për rreth 40 ditë. Koordinatori i studimit Rivinius thotë se mund të ekzistojnë shumë vrima të zeza të tilla, por që nuk janë zbuluar dhe nuk janë arritur të vrojtohen deri më sot, pasi janë me masë më të vogël dhe nuk çlirojnë radiacion të fortë e intensiv.

Author: vizional

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *