“Një tragjedi në zhvillim të plotë!”/ Doktor Dasho: Ç’do të thotë kur...

“Një tragjedi në zhvillim të plotë!”/ Doktor Dasho: Ç’do të thotë kur vdekjet arrijnë në 15 – 20 çdo ditë

371
0

Duke marrë shkasë nga shtimi i numrit të viktimave nga koronavirusi, specialisti i Shëndetit Publik Erion Dasho thotë se 15-20 të vdekur çdo ditë, do të thotë se numri i shifrave të infektimeve është deri në 5 mijë persona. Ai thotë se shifrat e të infektuarve 700-800 persona në ditë vijnë për shkak të testimeve të ulëta, ndërsa shton se minimalisht 200 persona duhet të shtrohen në spital.

 

Postimi i plotë:

 

NJË TRAGJEDI NË ZHVILLIM TË PLOTË!

 

Kur numri i vdekjeve nga COVID ka arritur 15-20 çdo ditë, kjo do të thotë se:

 

Numri i rasteve është diku midis 4 dhe 5 mijë në ditë. Në se kap vetëm 700-800, do të thotë se nuk teston!

Çdo ditë kanë nevojë të shtrohen në spital rreth 200-250 persona. Në se nuk shtrohen, do të thotë se i ke lënë në shtëpi pa kujdes shëndetësor!

Çdo ditë kanë nevojë për kujdes reanimator rreth 50-60 persona. Në se kjo nuk ndodh, tregon se nuk ke mjaftueshëm shtretër reanimatorë, pajisje dhe personel!

Me këto duhet të merret ministrja Manastirliu dhe jo të bëjë propagandë me 400 mijë testet e shpejta që duhej t’i kishte sjellë që në shtator!

 

Me këto duhet të merret kryeministri sepse edhe sikur takimet e veta “sy më sy” të bëjnë çudinë, deri sa të nisë vaksinimi, rrezikojnë që vetëm zyrtarisht të kenë vdekur disa qindra (për të mos thënë mijëra) shqiptarë!

 

15 humbje jete në ditë, do të thotë 450 humbje jete në muaj, ose 1,350 humbje jete të deklaruara zyrtarisht deri në fund të dimrit!!!

 

Mendo për humbjet e jetës që manipulohen dhe nuk raportohen!!!

 

Mendo për ata që humbin jetën në shtëpi!!!

 

COVID është kthyer në tragjedi për shqiptarët në sajë të papërgjegjshmërisë së atyre që na drejtojnë!

 

Koha është për veprim dhe jo për demagogji e manipulime!!!