Showbizz

Një tjetër yll shqiptar po pushton botën

By Vizion

August 10, 2016

Albert Stanaj ka kapur menjëherë suksesin pas publikimit të albumit të tij të ri, ‘The Preview’. Kantautori shqiptar ka publikuar renditjen e albumeve më të shitura, ku i tij renditet i 5-ti pas Adele me ’25’, dhe lë pas Meghan Trainor.

Pak javë më parë, Stanaj publikoi këngën e tij të parë të këtij albumi, ‘Romantic’, ndërsa përmbledhja përmban edhe 3 këngë të reja. ‘Jam pa fjalë!’, ka shkruar Stanaj pasi ka parë renditjen e albumeve më të shkarkuara në iTunes, ‘The preview’ në vendin e pestë! Ju dua!’