Aktualitet

Një tërmet lëkund vendin, ja ku ishte epiqendra

By vizional

January 23, 2020

Lëkundje tërmeti janë ndjerë sërish në vendin tonë. Sipas EMSC një tërmet me magnitudë 3.3 ballë ka tronditur qytetin e Korçës këtë pasdite. Epiqendra e goditjes ka qenë 22 kilometra nga qyteti i Korçsë dhe vetëm 14 kilometra nga Erseka. Kujtojmë se pak ditë më parë dy lëkundje tërmetesh të njëpasnjëshme u ndienë në Dibër dhe në Kukës me magnitudë 3.8  dhe 3.9 te shkalles rihter.

 

Ndërkaq kujtojmë se vendi është tronditur nga mijera paslëkundje që pas tërmetit tragjik me magnitudë 6.4 ballë të datës 26 nëntor, ku humbën jetën 51 persona dhe mijera të tjerë mbetën pa banesa.